1. Pranimi i kushteve
Duke përdorur platformën VIAGO ose duke kryer një rezervim, ti pranon tërësisht këto terma dhe kushte. Nëse nuk je dakord me ndonjërin prej tyre, të lutemi mos vazhdo me përdorimin e shërbimit.
2. Qeraja e automjetit
Çdo automjet ofrohet sipas disponueshmërisë. Pas konfirmimit të rezervimit, klienti merr një faturë me detajet e plota: modeli, çmimi, data e marrjes dhe ajo e kthimit, vendi dhe kushtet e veçanta.
- Klienti duhet të paraqitet në kohën e caktuar për marrjen e automjetit.
- Automjeti duhet të kthehet në të njëjtin vend dhe orë, përveç rasteve të miratuara me shkrim.
- Përdorimi i automjetit jashtë kufijve të Shqipërisë lejohet vetëm me leje paraprake.
3. Mosha dhe leje drejtimi
Drejtuesi duhet të ketë mbushur të paktën 21 vjeç dhe të zotërojë një leje drejtimi të vlefshme prej të paktën një viti. Për kategori të caktuara automjetesh (luksoze, SUV të mëdha) mosha minimale mund të jetë 25 vjeç.
4. Pagesat
Pagesa kryhet online në momentin e rezervimit ose në marrjen e automjetit, sipas kushteve të zgjedhura. Pranojmë karta debiti, krediti dhe pagesa me transfertë bankare. Të gjitha çmimet janë në euro dhe përfshijnë TVSH-në.
5. Depozita
Në momentin e marrjes, mund të kërkohet një depozitë e bllokuar në kartën e klientit. Vlera ndryshon në varësi të kategorisë së automjetit dhe çlirohet brenda 7-14 ditëve pas kthimit, nëse automjeti dorëzohet pa dëme.
6. Anulime dhe ndryshime
- Anulim falas deri në 24 orë para datës së marrjes.
- Anulim më pak se 24 orë para — tarifohet ekuivalenti i një dite qeraje.
- Mospraqitje (no-show) — pa rimbursim.
7. Sigurimi
Të gjitha rezervimet përfshijnë sigurim bazë (TPL) dhe asistencë rrugore. Klienti mund të zgjedhë opsione shtesë si CDW (mbulim i dëmeve të përplasjes) ose mbulim i plotë pa franshizë.
8. Përgjegjësia e klientit
Klienti është përgjegjës për çdo dëm të shkaktuar gjatë periudhës së qerasë që nuk mbulohet nga sigurimi i zgjedhur. Drejtimi nën ndikimin e alkoolit apo substancave narkotike anulon çdo mbulim sigurimi.
9. Kthimi i automjetit
Automjeti duhet të kthehet me të njëjtin nivel karburanti, i pastër dhe pa dëme të reja. Vonesat mbi 60 minuta tarifohen me një ditë shtesë qeraje.
10. Përdorimi i ndaluar
- Përdorimi i automjetit për gara apo trajnime drejtimi.
- Tërheqja e automjeteve të tjera apo karavanëve pa miratim.
- Transporti komercial i mallrave apo udhëtarëve.
- Drejtimi nga persona që nuk janë të regjistruar në kontratë.
11. Ligji në fuqi
Këto kushte interpretohen sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Çdo mosmarrëveshje zgjidhet në gjykatat kompetente të Tiranës.
12. Kontakti
Për çdo pyetje që lidhet me këto kushte mund të na shkruash në info@viago.al.
